Pas tentimeve të njëpasnjëshme dhe të pasuksesshme për t’ia dorrëzuar vendimin për të shkuar në burg, Gjykata themelore Shkupi 1 lëshoi urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit.
Lëshimin e urdhërit e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme ku dhe njoftuan se janë lëshuar menjëherë në kërkim të personit të dënuar. “Ju njoftojmë se Gjykata themelore Shkupi q dha urdhër për arrestimin e personit për të cilin pyetët dhe me 12.11.2018 në ora 16:30 e dorrëzoi në SPB Shkup dhe kërkoi lëshimin e fletëarrestit. Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë pasi e pranoi, vepron në bazë të urdhërit”, njoftuan nga MPB.