Incidentet mes grupeve të tifozëve të dy klubeve futbollistike nga Tetova, “Shkëndija” dhe Teteks”, “Ballistët” dhe “Vojvodët” kanë ndaluar dhe nga e diela e javës së kaluar nuk janë rregjistruar raste të reja.
Por, urrejtja dhe mostoleranca mes këtyre dy grupeve të rinjsh vazhdon edhe më tej dhe duket ende shumë larg tejkalimit. Pas takimit të zhvilluar me inicim të MPB-së, dy grupet kanë vendosur q të thonë fjalët e fundit rreth situatës së krijuar dhe të mos komentojnë më shumë në të ardhmen. Vojvodët e Teteksit parët përmes një reagimi me shkrim dhe Ballistët në një deklaratë për Drejt.mk në fjalët e tyre të fundit ishin të vendosur se nuk kanë dorë për t’i zgjatur njëri tjetrit, ndërsa këtë përgjigje e shoqërojnë edhe me akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit. Në një reagim në kumtesën e publikuar në faqen e tyre zyrtare, tifo grupi “Vojvodët” reagojnë ashpër ndaj shkrimeve në disa portale ku pretendohet se ato u kanë zgjatur dorën ballistëve dhe duken të irrituar nga ky lajm.
Ata kërkojnë nga të gjitha mediat të publikojnë qëndrimin e tyre se “nuk kemi dhënë dorën tifozëve të Shkëndijës për pajtim dhe qetësi të gjithë situatës” duke shtuar se këtë nuk do ta bëjnë as në të ardhmen. Për këtë vendim të tyre ata numërojnë disa shkaqe, në mesin e të cilave thuhet se janë sulmet fizike të pjesëtarëve të grupit ballistët dhe vetë emri i këtij grupi që sipas vojvodëve vlerësohet si armiqësor për popullin maqedonas. “Arsyeja e tretë për të cilën nuk do të japim dorën është emri i këtij grupi të tifozëve i cili duhet të ndalohet sepse kur jemi tek nxitja e mostolerancës ndëretnike, emri i tyre nxit urrejtje dhe revoltë tek secili maqedonas sepse kanë emër të lidhur me historinë tonë, që është i padenjë dhe provokues dhe më pas, në çdo ndeshje të tyre jemi dëshmitarë të nënçmimit të popullit maqedonas, vajzës maqedonase dhe shtetit, siç ndodhi të dielën edhe në çdo ndeshje kanë skanduar dhe nxjerrë parulla për “Shqipëri të madhe” për të cilat policia çdo herë ka qenë e verbër dhe e shurdhër, dhe asnjëherë nuk ka ndërhyrë edhe në rastet kur është djegur flamuri maqedonas”, thuhet mes tjerash në reagimin e publikuar nga “Vojvodët”. Në deklaratë për Drejt dhe CIVIL Media pas incidenteve të fundit dhe pas reagimit të publikuar nga “Vojvodët”, grupi i tifozëve “Ballistët” thonë: “Kemi marrë qëndrim të mos merremi me ata”. Megjithatë, drejtuesi i grupit të tifozëve “Ballistët”, Isak Luma, thotë se për fund duan të përcjellin vetëm dy porosi për “Vojvodët”, grupin e tifozëve të klubit futbollistik “Teteks”.
“Nuk u bëjmë marketing specieve në zhdukje. Dhe sa i përket zgjatjes së dorës është shumë e thjeshtë: Armiku i vjetër-nuk bëhet mik i ri”, shprehet Luma. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dalë me qëndrim lidhur me rastet e procesuara nga incidentet e 2,3 dhe 4 nëntorit kur në Tetovë gjatë marshimit të dy grupeve të tifozëve u regjistruan thirrje me gjuhë të urrejtjes dhe incidente mes anëtarëve të tyre.
Arben Zeqiri