Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE), kontrollon dhe monitoron biznes prej 2,5 miliardë euro në nivel vjetor, por nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj çmimit me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës. E as nuk ka faj kur rritet, e as, ka merita kur ulet, vlerëson kryetari i KRE-së Marko Bislimovski.
KRE, potencon, e përcakton çmimin e naftës dhe të derivateve të naftës sipas modelit matematikor të përcaktuar qartë dhe nuk ka kurrfarë ndikimi subjektiv ndaj lartësisë së ndryshimit të çmimeve të derivateve të naftës. Ndikim më të madh ndaj çmimit të mbi 60 për qind ka kursi i dollarit në raport me denarin pas çka vijon çmimi i bursës për naftën e papërpunuar në tregun botëror.
“KRE çdo 14 ditë i përcakton çmimet më të larta të derivateve të naftës pakicë të formuara sipas Metodologjisë që është definuar në Aneksin D nga Marrëveshja për shitblerje të aksioneve dhe koncesion të Rafinerisë SHA “OKTA” -Shkup, të nënshkruar ndërmjet Qeverisë dhe shoqatës aksionare “EL.P.E.T. – Ballkanike” si investitor strategjik. Kjo metodologji paraqet model matematikor që vetë i hedh poshtë çmimet, me çka në mënyrë precize vërtetohet procedura për formimin e çmimeve rafinerike të derivateve të naftës”, sqaron Bislimovski dhe thekson se KRRE nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj zbatimit të metodologjisë dhe vetëm i vendos të dhënat për çmimin e naftës së papërpunuar, kursit të dollarit dhe të dhënat.
Metodologjia, precizon, bazohet në çmimin mesatar të naftës së papërpunuar nga tipi “Brent” të Bursës së Londrës, si dhe lëvizja e çmimeve referente të derivateve të naftës, e publikuar nga raporti i bursave Platt’s Crude Oil Spot Price në periudhën e kaluar 14 ditore dhe kursit mesatar të dollarit në atë periudhë.
“Në formimin e çmimeve rafinerike të derivateve të naftës merren parasysh edhe shpenzimet për furnizim të naftës së papërpunuar deri te rafineria, gjegjësisht vlera e shpenzimeve manipuluese, shpenzimet për transport, sigurimi, shpenzimet e doganave, shpedicion, provizione bankare, shpenzime për analizën e cilësisë së naftës së papërpunuar, si dhe rendimentin e prodhimtarisë së derivateve të naftës në OKTA”, thekson Bislimovski dhe sqaron se KRRE në fakt e llogarit çmimin prodhues të OKTA-s.
Në strukturën e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, shton, krahas çmimit rafinerik të OKTA-s, që llogaritet sipas metodologjisë, hynë edhe diferencës tregtare, shpenzimit për transport, akcizën për derivatet e naftës, DDV, taksa ekologjike dhe kontributi për rezervat e obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës në përcaktimin e të cilave KRRE nuk ka kurrfarë ndikimi.
“Ne nuk jemi palë në marrëveshjen për shitblerje të OKTA-, madje edhe nuk mund ta publikojmë marrëveshjen”, thotë Bislimovski.
KRRE ofron katër çmime, por tregtarët gjithmonë e zgjedhin çmimin më të lartë
Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë llogaritjeve gjithmonë ofron katër çmime për derivatet e naftës.
“Kur sjellim vendime për çmime gjithmonë japim katër çmime, atë maksimal dhe tre çmime të zvogëluara për 0,5 denarë, por në parim pjesa më e madhe e tregtarëve me naftë dhe derivate të naftës përmbahen në çmimin maksimal. Kishte vetëm periudhë të shkurtër kur Makoil u mundua të punojë me çmim më të ulët”, potencon Bislimovski.
Në periudhën e fundit, potencon, flitet se në vitin 2008 kur nafta në tregun botëror ka qenë më e shtrenjtë ka pasur përafërsisht çmime të njëjta me derivatet e naftës sikur tani.
“Arsye kryesore për atë është që KRRE atëherë ka përcaktuar çmime për benzina dhe dizel sipas standardit D3 dhe D4. Në vitin 2009 ajo është hequr dhe ne tani përcaktojmë çmime për standardin D5 prodhimtaria e së cilës është më e shtrenjtë dhe për shkak të asaj konsiderojmë se nuk është në rregull të krahasohen karburantet me cilësi të ndryshme. Ato që ishin deri në vitin 2008 kanë qenë me cilësi shumë më të ulët dhe koncentrimi i sulfurit ka qenë shumë më i lartë. Ato që tani prodhohen janë me koncentrim shumë më të ulët të sulfurit dhe për shkak të asaj shpenzimi prodhues për to është më i lartë”, potencon Bislimovski.
Historikisht vendim më i lartë, shton, është marrë më 7 korrik të vitit 2008 kur çmimi i Brent naftës ka qenë pothuajse 140 dollarë për barel, ndërsa kursi i dollarit ka qenë 39,116 denarë. Tani është rreth 53 denarë.
“Trend të rritjes së çmimeve të naftës në bursa ka pasur edhe në vitin 2012. Pas vendosjes së standardit D5 më 12 mars të vitit 2012 kemi përcaktuar çmim prej 86 denarë për EUROSUPER BS-95, ndërsa EURODIZEL BS (DE V) është konfirmuar në vlerë prej 75,5 denarë për litër. Atëherë çmimi i naftës së papërpunuar ka qenë rreth 140 dollarë, ndërsa kursi i dollarit 46,18 denarë”, tha Bislimovski.
KRRE në vitin 2019 do të sjellë metodologji të re për formimin e çmimit të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë në korrik të vitit të ardhshëm, kur skadon marrëveshja për shitblerjen e OKTA-s, do të sjellë metodologji të re për llogaritjen e çmimit të derivateve të naftës.
“Me Ligjin e ri për energjetikë është konfirmuar se KRRE duhet të sjellë metodologji të re sepse nuk do të mundemi më tepër ta zbatojmë atë ekzistuese sepse përfundon marrëveshja me OKTA-n, ndërsa edhe nuk do të ketë nevojë të përcaktojmë çmim të rafineruar të prodhimit. Sërish ndikim do të kenë çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursit të dollarit, por do të shohim në pjesën e shpenzimeve të transportit nëse do të punojë tubacioni i prodhimit apo jo, gjithashtu duhet t’i shqyrtojmë edhe diferencën që duhet t’ua sigurojmë tregtarëve, sepse këto që tani po zbatohen janë nga vitet 1995 – 1996”, thotë Bislimovski.
“Unë jam mbështetës për liberalizim gradual të tregut të derivateve të naftës. Duhet të shkojmë hap pas hapi, të shohim si do të lëvizim me metodologjinë e re, dhe më tej të japim hapësirë edhe për liberalizim. Pas një rregullative të fortë, siç është tani tek ne, ku një trup shtetëror tregon si do të jetë çmimi, është shumë vështirë menjëherë të thuash shkoni në treg të lirë”, thotë Bislimovski.
Maqedonia me pothuajse çmime më të ulëta të derivateve të naftës në Evropë
Edhe krahas vendosjes së akcizës për dizelin prej tre denarëve nga ana e Qeverisë, Maqedonia sipas analizave që i kemi bërë, ende është një nga vendet me çmim më të ulët të akcizës për dizelin. Shtrenjtimet e fundit dhe lirimet e dizelit tregojnë se vendi lëviz drejt trendit botëror – çmimi i dizelit të jetë pothuajse i njëjtë me çmimin e benzinës”, vlerëson KRRE.
“Nga rajoni diçka çmim më të ulët të benzinave ka në Bosnjë e Hercegovinë, por atje janë me standard më të ulët se tek ne, ndërsa dizeli është pothuajse me çmim të njëjtë si tek ne, edhe pse nuk është me standardin D5”, thotë Bislimovski.
Sipas publikimeve të fundit në https://ec.europa.eu nga 22 tetori i vitit 2018, çmimi mesatar i benzinave në Maqedoni është 1,2 euro, ndërsa i dizelit 1,118 euro. Çmim më të ulët se vendi kanë vetëm Andorra, BeH-ja, Rusia dhe Ukraina.
Në Andorrë, çmimi i benzinës është 1,190 euro, ndërsa i dizelit 1,040 euro, në Bosnjë e Hercegovinë ka çmim të njëjtë të benzinës dhe të dizelit nga 1.181 euro, në Rusi çmimi i benzinës është 0,597 euro, ndërsa i dizelit 0,596 euro, ndërsa në Ukrainë benzina shitet për 0,965, ndërsa i dizelit për 0,89 euro për litër.
Valentin Jankovski (MIA)