Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave prej nëntëve të cilët ndiqen penalisht për shkëmbim zjarrin e armatosur në Kumanovë, në të cilin jetën e humbi një person.
“Dy të dyshuarit akuzohen për vepër të kryer penale – vrasje. Prokurori publik vlerësoi se për sigurimin e prezencës të dy të dyshuarve, si dhe për shkak sigurimit të zhvillimit të papenguar të mëtejshëm të procedurës ka nevojë për përcaktimin e masës paraburgim. Për këtë te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Kumanovë parashtroi propozim, që pastaj me vendim të gjykatës është pranuar dhe dy të dyshuarve u është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, kumtoi Prokuroria Publike.
Shtatë të dyshuarit tjerë prokurori publik i akuzon për vepër të kryer penale – dhunë.
Shkëmbimi i zjarri që ndodhi më 31 tetor të vitit 2018 në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë, siç informuan tashmë nga Prokuroria, ishte pasojë e marrëdhënieve të prishura ndër-njerëzore mes dy familjeve. Pas përdorimit të armëve të zjarrit dhe të armëve të ftohta, një person e ka humbur jetën.
Procedura hetimore vazhdon me mbledhjen e dëshmive materiale dhe verbale për zbardhjen e tërësishme të veprës penale. (MIA)