Në Shkup sot do të shënohet Dita ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Me këtë rast do të organizohet ngjarje në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Nga organizatorët janë paralajmëruar fjalime të shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kryetarit tSHGM-së, Naser Serlmani.
Në ngjarje do të promovohet edhe doracaku për sigurinë e gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezik të lartë. (MIA)