Skadon afati prej pesëmbëdhjetë ditë të draft amendamenteve të Kushtetutës deri në Kuvend. Më 19 tetor Kuvendi me dy të tretat e shumicës solli vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Për vendimin votuan edhe tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët më vonë formuan grup të pavarur parlamentar me të cilët kryeministri Zoran Zaev kishte konsultime lidhur me ndryshimet kushtetuese në bazë të kërkesave të tyre.
Në takimin e djeshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tetë deputetëve të grupit të ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” është dakorduar që Qeveria deri në mbrëmje ta shndërrojë në tekst atë që është dakorduar gojarisht për ndryshimet kushtetuese në takimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pastaj teksti duhet t’u dorëzohet tetë deputetëve në konsultime dhe pas publikimit të marrëveshjes në publik nga ana e tyre gjatë ditës së nesërme Qeveria në seancë të vërtetojë draft- amendamentet për ndryshim të Kushtetutës konform Marrëveshjes së Prespës. Në takim nuk është e precizuar nëse katër amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar do të inkorporohen në draft- amendamentet që do ti dorëzojë Qeveria deri te Kuvendi, ose do të ngritën si amendamente të amendamenteve.
“Në konsultimin e parë janë dhënë orientime, sot kemi folur për thelbin dhe mendoj se i kemi rrumbullakuar. Mbetet, tani menjëherë pas kësaj deklarate, tërheqjen tonë në Qeveri ta skicojmë gjithë tekstin në projekt-amendamentin i cili i shndërruar në tekst do të dërgohet edhe një herë në konsultim dhe besoj se deri në fund të ditës i konfirmuar nga grupi i ri i deputetëve me qëllim që nesër Qeveria e RM-së në seancë qeveritare t’i konfirmojë projekt-amendamentet”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit.
Kur do të konfirmohet, shtoi, unë si përfaqësuesi i Qeverisë duke i publikuar draft-amendamentet do ta theksoj ku dhe çka është sendërtuar.
“Një pjesë do të sendërtohet në Kodin kushtetues, një pjesë do të instalohet në vetë shpalljen të amendamenteve kushtetuese, kështu që besoj se kemi zgjidhje. Tani mbetet që të shndërrojmë këtë në fjali dhe se deri më tani vetëm kemi diskutuar, skicuar me stilolaps dhe ngjashëm, tani ta shndërrojmë në një tekst, ta shohin përfundimisht këtë tekst dhe të japin konfirmim final se është kjo kështu. Unë besoj se besimin i tyre që i ka udhëhequr të zhvlerësohen, inkurajohen dhe votojnë është me qëllim dhe sot e pash thelbin e kësaj arsye. Mua më vjen shumë mirë që pikërisht kjo arsye dhe sendërtimi i tyre në vetë amendamentet kushtetuese deformon edhe një dilemë e cila ka ekzistuar gjithë kohën dhe gjatë fushatës për referendum, para fushatës, pas nënshkrimit të marrëveshjes, e ajo se e konfirmojmë identitetin maqedonas”, tha Zaev.
Dua të paralajmëroj, potencoi, se me projekt-amendamentet e propozuara çdo deputet në Kuvend ka mundësi ta shtojë amendamente në vetë amendamentet, siç shtohen amendamente në ligje. Nuk mundet amendamente, por mundet të shtohen amendamente të draft amendamentet nga ana e Qeverisë.
Kryeministri nuk ka mundur të precizojë nëse Qeveria do të dalë me vetëm katër amendamente të Kushtetutës ose do të jenë më tepër.
Në tekstin normativ të ndryshimeve kushtetuese do të vihet garanci në identitetin e popullit të Maqedonisë, përkatësisht tre bazat që e determinojnë identitetin, e ato janë kultura, trashëgimia historike dhe gjuha. Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot në Ohër, ku po merr pjesë në punën e Punëtorisë kushtuar reformave në sistemin e jurisprudencës.
“Qeveria ka afat deri nesër t’i parashtrojë projekt-amendamentet në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Janë bërë konsultime me tetë deputetët e opozitës të cilët i mbështetën ndryshimet kushtetuese, u arrit futja e dispozitës që do ta garantojë identitetin e popullit maqedonas. Sugjerimi ynë për të cilin arritëm marrëveshje të përbashkët ishte ajo të jetë në kuadër të tekstit normativ, ku në një nga nenet të cilat do të ndryshohen do të vihet garanci e identitetit të popullit maqedonas. Ai do të jetë formulimi që ka të bëjë me kulturën, trashëgiminë historike dhe gjuhën. Ne tashmë kemi dispozitë e cila ka të bëjë me gjuhën, do të thotë vihet dispozita që do të garantojë mbrojtje dhe zhvillim të trashëgimisë kulturore dhe historisë së popullit maqedonas”, tha Deskoska.
Për ndryshimet në pjesën e preambulës së Kushtetutës, ajo theksoi se përmes bisedimeve me Republikën e Greqisë po punohet në konkretizimin e akteve nga KAÇKM, më saktë pjesën nga Manifesti ku bëhet thirrje për luftë nacionale në shtete fqinje, në atë aspekt vendosja e Manifestit drejtuar popullit maqedonas për vendimet e KAÇKM-së.
“Kryeministri paralajmëroi se nuk ka nevojë për hapje të Kutisë së Pandorës, nga ajo që çdoherë mund të shkohet më shumë me ndryshime në Kushtetutë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka shumë çështje që në Kushtetutë nuk janë rregulluar në mënyrë të mjaftueshme. Për shembull, shihni se kemi problem me veton e presidentit, ajo nuk është saktësuar, e as çka më tutje me mos nënshkrimin e akteve të tij. Kemi rekomandim nga GREKO që tregon se në Kushtetutë duhet të ndryshohet për përjashtimin e ministrit të Drejtësisë nga Këshilli gjyqësor”, tha ajo.
Ajo foli për seriozitetin e momentit, arsyen dhe shkasin që në fund edhe çuan drejt inicimit të procesit për ndryshimet kushtetuese.
Vërtetimi i draft- amendamenteve të Kushtetutës nga ana e Kuvendit është faza e dytë e procedurës për ndryshimet kushtetuese. Draft amendamentet vërtetohen me shumicë të thjeshtë ose 61 vota, derisa faza e tretë dhe e fundit e miratimit të amendamenteve nevojitet dy të tretat e shumicës ose mbështetje prej më së paku 80 deputetë. (MIA)