Shoqata e ofruesve për shërbime komunale të Republikës së Maqedonisë- (ADKOM) sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë: “Nxitja e dialogut në sektorin e furnizimit me ujë dhe ujërave të zeza në Republikën e Maqedonisë përmes evidentimit të sfidave kyçe me të cilën ballafaqohen palët e prekura dhe rekomandime për tejkalimin e tyre”.
Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë përfaqësues të Ndërmarrjeve komunale, Komisionit rregullator, ministrive, inspektorateve, Agjencisë zvicerane të zhvillimit, Delegacionit të BE-së në RM, Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.
Sektori për shërbime ujore ka kaluar në procesin reformues e cila ishte iniciuar me nevojën të harmonizohet legjislativa nacionale me Direktivat adekuate të BE-së ose nevojën e përmirësimit në efikasitetin e punës në Ndëmarrjet komunale publike (NPK) dhe sigurimin e qëndrueshmërisë teknike dhe financiare të shërbimeve cilësore të shfrytëzuesve.
Sipas organizatorit, në këtë sektor nevojitet përfshirje e koordinimnit efektiv të një numri të madh të palëve të prekura në shtet. Sektori bazohet në performanca të dobëta teknike dhe financiare dhe për përmirësin e tyre nevojiten kapacitete adekuate njerëzore, teknike dhe financiare, si në nivel lokal ashtu edhe qendror.