Gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar tre personave të dyshuar për sulm gjinor ndaj një fëmije u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve.
Paraprakisht, me kërkesë të prokurorit publik, i cili vendosi procedurë, të treve fillimisht u caktoi paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve. Në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar është sjellë procedurë kundër tre personave për të cilët ekziston dyshim se disa herë kanë kryer vepër penale sulm gjinor mbi një fëmijë i cili nuk ka mbushur 14 vjeç nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal.
Prokuroria në procedurë ka dyshime bazë se në kryerjen e kësaj vepre penale kanë marrë pjesë të dyshuarit, por edhe persona të tjerë për të cilët për momentin po ndërmerren aksione për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Fëmija i moshës nga 13 vjeç disa herë është keqtrajtuar nga ana e personave të rritur.
Prokurori publik kompetent dha urdhra dhe drejtime për konfirmim të mëtejshëm të lidhshmërisë së mëtejshme midis të dyshuarve të involvuar. Sipas informatave fillestare ekziston mundësi që në lëndë të përfshihen edhe persona të tjerë, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Me urdhër të Prokurorisë fëmija është nën kujdesin e Qendrës për punë sociale. (MIA)