Konferenca #VeprimIntegrim #АкцијаИнтеграција #ActionIntegration kushtuar vlerave evropiane, alternativave të gjelbra dhe kundër nacionalizmit në organizim të Civilit, do të bahet sot, në hotelin Opera House (pas bibliotekës universitare, rruga e Avokatëve) në Shkup, me fillim në ora 14.
Në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues relevantë të pushtetit lokal dhe qendror, organizatave qytetare, iniciativave të gjelbra, partive politike, mediave, aktivistë dhe qytetarë të interesuar.
Në konferencën #VeprimIntegrim do të prezantohen rezultatet nga projekti Veprim – Integrim që e zbaton Civili në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Pjesëmarrje kanë konfirmuar kryetari i komunës Kisella Voda, Filip Temellkovski, zëdhënësi i komunës së Çairit, dhe tjerë.
Veprim -Integrim është projekt për mbështetjen e reformave demokratike, pjesëmarrjen qytetare, iniciativat e gjelbra dhe vlerat evropiane në Republikën e Maqedonisë.