Kërkesa për bitkoina do të mund t’i shkatërrojë përpjekjet globale për përkufizimin e ngrohjes globale, sepse kjo valutë e popullarozuar digjitale kërkon sasi të mëdhha të energjisë për prodhim, paralajmëruan shkencëtarët.
Prodhimi i bitkoinave, për të cilën ka kërkesë të rritur, në vitin 2033, do të mund ta prishë qëllimin për përkufizimin ngrohjes globale për 2 gradë Celsius në krahasim me periudhën para-industriale, theksohet në hulumtimin amerikan të publikuar në revistën “Nejçër Klajmat Çeinxh”.
Por, për të a.q. të minierave, gjegjësisht prodhimin e bitkoinave me zgjidhjen e ekuacioneve matematikore, nevojiten kompjuterë të fortë të cilët shpenzojnë shumë energji, paralajmërojnë shkencëtarët.
“Për momentin, emisionet e gazrave të dëmshëm nga trafiku, banimi dhe prodhimi i ushqimit konsiderohen për shtytës kryesor të ndryshimeve klimatike”, deklaroi bashkëautorja e studimit Kejti Taladej.
Ky hulumtim tregon se në listë duhet të shtohet edhe bitkoina, theksohet në studim. (MIA)