Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruhet Memorandum për “Përforcimin e rezistencës së ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”. Nënshkrimin e këtij memorandumi e organizon Komiteti kombëtar për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
Në këtë ngjarje, siç kumtuan nga pres qendra qeveritare përveç koordinatorit kombëtar të Komitetit dhe kryetarët e komunave, fjalim do të mbajë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Fazliu, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallovej dhe të Mbretërisë së Holandës, Valter Plomp. (MIA)