1507. – Lindi Fernando Alvarez de Toledo, Duka I Abes, ushtarak dhe politikan spanjoll, i cili ishte guvernator i përgjithshëm tiranik i Hollandës.
1762. – Gjatë Luftës shtatëvjeçare, austriakët munden nga prusianët e udhëhequr nga princi Enrik në betejën e Frajburgut. Ishte kjo e vetmja fitore e prusianëve pa Frederikun e II-të si drejtues.
1811. – Lindi Lui Blank (Zhan Zhozef Sharl), socialist utopist francez.
1814. – Anija e parë ushtarake me avull “Fulton” të cilën e konstruktoi Robert Fulton, lundroi në portin njujorkez.
1888. – Nënshkruhet Konventa e Kostandinopojës mbi Lundrimin e Lirë në Kanalin e Suezit.
1827. – Lindi krimineli ushtarak gjerman Jozef Gebels, ministër i Propagandës të Rajhut të Tretë.
1923. – Turqia bëhet Republikë me në krye presidentin e parë të saj, udhëheqësin nacionalist Kemal Ataturk.
1929. – Në bursën e Nju Jorkut në Uoll Strit çmimet përbënë një kolaps. Kjo ditë e quajtur “E marta e zezë” çoi në depresionin e madh të viteve ’30.
1956. – Trupat izraelite kalojnë kufirin me Egjiptin duke hyrë kështu në gadishullin Sinai në drejtim të kanalit të Suezit.
1964. – Republika e Bashkuar e Tankanikës, Zanzibirit dhe Pembes ndryshon emrin e saj në Tanzani.
1980. – Bëhet publike deklarata e zëvendëskryetarit të Partisë Komuniste kineze Deng Ksiaoping. Në këtë deklaratë bëhej fjalë për gabimet serioze politike të kryera nga Mao Ce Duni gjatë sundimit te tij.
1990. – Qeveria norvegjeze e qendrës së djathtë rrëzohet pas diskutimit për shtyrjen e lidhjes së ekonomisë së këtij vendi me Komunitetin Europian.
1993. – Pranohet notifikimi i Republikës së Maqedonisë me të cilin qaset drejt Konventës së Vjenës për komunikacionin rrugor nga viti 1968. Kjo do të thotë se automjetetet e regjistruara në Republikën e Maqedonisë nga kjo datë e mbajnë shenjën “MK”.
1994. – Me rastin e raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, filloi me punë Pres-qendra.
1998. – Republika e Maqedonisë e nënshkroi Konventën për ndalesë të provave bërthamore.
1998. – Astronauti veteran 77-të vjeçar Xhon Glen hyn në bordin e anijes kozmike “Discovery”, 36 vjet mbas misionit të parë të tij në hapësirë.
1999. – Presidenti iranian Mohamed Khatami niset për një udhëtim në Paris, e para vizitë e një presidenti iranian mbas revolucionit islamik të vitit 1979. Qëllimi i kësaj vizite ishte kërkesa për një tolerance të plotë dhe për lidhje me të mira me perëndimin.
2000. – Në të gjithë Kosovën e ruajtur nga paqeruajtësit e NATO-s dhe të mbikqyrur nga 1000 vëzhgues ndërkombëtar u zhvilluan zgjedhje. Ato ishin votimet e para të lira për organin më të lartë legjislativ të Kosovës.
2004. – Në Romë, liderët e Bashkimit Evropian e nënshkruan Kushtetutën e parë të Bashkimit Evropian, qëllimin i së cilës është blloku prej 25 vendeve të ketë rol më të rëndësishëm në skenën botërore.
2011. – Në Paris kompania franceze për teknologji “Aeriel Konsej” e hapi panairin e parë të internetit në botë.