Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus tre deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 15 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë.
Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe më i ngrohtë me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar jugore. Temperatura e ajrit do të ketë tendencë rritjeje, përveç nesër kur priten temperatura më të ulëta mëngjesi. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë rritje të vranësirave me reshje të përkohshme lokale të shiut.