Reformat në administratë vazhdojnë me zbatimin e analizës funksionale horizontale. Kjo do të thotë se përfundimisht në Maqedoni do të vendosim rend në kaosin. Institucionet do të riorganizohen, me ç’rast është e mundur të paraqitet edhe nevoja e pezullimit të disa institucioneve, zvogëlimit të numrit të këshillave administrative, respektivisht zvogëlimi të shpenzimeve për administratë.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën “Sfidat moderne në administratës publike dhe roli i partneritetit për arritje të zgjedhjeve” që po mbahet bashkë me Qendrën për shërbime shtetërore në Astana, Kazakistan.
“Në afat më të gjatë do të thotë edhe revizion i ligjit për organizim të organeve për administratën shtetërore. Mund të presim se gjatë zbatimit të këtij riorganizimi, do të paraqitet nevoja e pezullimit të disa institucioneve, zvogëlimit të numrit të këshillave drejtues, respektivisht zvogëlimit të shpenzimeve për administratë”, theksoi Mançevski.
Theksoi se këtij procesi i ka paraprirë planifikimi i të gjitha institucioneve në vend dhe grupimi sipas statusit, sipas llojit, sipas linjave të përgjegjësisë dhe informacione tjera relevante, ndërsa në mënyrë shtesë është zbatuar edhe analiza funksionale horizontale e shërbimeve inspektuese.
Theksoi se qëllimi ka qenë që të vlerësohet sistemi i institucioneve në sistemin e rregullimit shtetëror, ndërlidhja e tyre, organizimi i brendshëm, sistematizimi i vendeve të punës, marrëdhënie interne pune, disponim dhe shfrytëzim i pajisjeve dhe e mjeteve, që siç theksoi, diçka që deri më tani nuk është bërë.