Me shfaqje të video xhirimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet në Parlament më 27 prill të vitit 2017.
Në sallën gjyqësore të gjithë 33 të akuzuar, nga të cilët 31 për rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe dy për nxitje. Kryetarja e këshillit gjyqësor është Dobrilla Kacarska. Prokurorë publikë janë Vilma Ruskoska dhe Ivana Trajçevska.
Prokurorja Ruskoska në fillim të seancës së sotme lidhur me negociatat nga mbrojtja të parashtruara në seancën e kaluar, tha se PP nuk është kinotekë që të sigurojë CD nga video materiali dhe Prokuroria në të ardhmen do të mbahet kryesisht pranë detyrimeve ligjore dhe mbrojtjes kryesisht do t’i prezantohet video materiali dhe do të mundësohet të bëjë kopje.
“Lidhur me ankesat për xhirime të montuara, Prokuroria nuk ka çka të fsheh, akoma më pak të pret, ngjit dhe montoj. Propozoj që xhirimet kontestuese për mbrojtje të jenë sërish edhe në tërësi të prezantuara”, tha Ruskoska.
Gjykatësja Kacarska, tha se nuk do të lejojë shikim të sërishëm. Avokati i mbrojtjes Petar Vasilev kërkoi që t’i lejohet të japë ankesë. Gjykatësja nuk i lejoi dhe e paralajmëroi se do të dënohet nëse vazhdon të flasë pa iu dhënë fjala.
Shikohet xhirimi i kamerës para derës së kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski. Shihet lëvizja e anëtarëve të sigurimit të tij, si dhe i pandehurve Goran Gjoshevski dhe Elena Bozhinovska, si dhe e Ivan Cvetanovskit. Pastaj paraqitet i akuzuari Nikolla Mitrevski Kolo, me maskë që e heq dhe vjen Abdylfeta Alimi dhe sigurimi. Shihet si turma që ka hyrë në Kuvend vjen nga kabineti, e pastaj një pjesë kthehet nëpër shkallët poshtë. Paraqiten edhe fytyra me maska dhe të veshura në të zeza, nga të cilët prokurorja i thekson Stefan Mlladenovskin dhe Mitre Mitropovskin.
Për rastin “27 prill” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radulov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)