Kryeministri Zoran Zaev sot ka pasur bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg i cili ka shprehur mbështetje për suksesin në implementimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Prespës.
Stoltenberg, siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar, e ka përshëndetur vendimin e guximshëm, të madh dhe shtetërorë të deputetëve dhe ia ka transmetuar kryeministrit Zaev se në NATO janë të gëzuar që Republika e Maqedonisë vazhdon përpara.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për përfundimin e suksesshëm të bisedave paraqasëse për anëtarësim në aleancë më 18 dhe 19 tetor në Bruksel dhe ka porositur se NATO mbetet e fokusuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në aleancë.
Kryeministri Zaev, nga ana tjetër ka falënderuar për uratat dhe është pajtuar se deputetët i kanë tejkaluar dallimet partiake për të mirën e shtetit dhe kanë sjell vendim të rëndësishëm.
Madje, kryeministri Zaev në bisedën telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s ka theksuar se vendimi i Kuvendit të RM-së është impuls i fuqishëm që Maqedonia të vazhdojë fuqishëm përpara dhe se inkurajimi, mbështetja dhe miqësia e NATO-s me aleatët do të ketë ndikim pozitiv që të rritet shumica që e përkrahin implementimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ai ka informuar se pret që procesi të përfundojë në janar, me çka Republika e Maqedonisë do të mund të merr vendin e merituar në NATO.
Në bisedën telefonike me Stoltenbergun, kryeministri Zaev ka informuar se paralelisht vazhdojnë të zbatohen reformat, përfshirë edhe ato në sektorin e sigurisë dhe se institucionet e vendit kanë kapacitet të zbatojnë të gjitha obligimet që vijnë nga anëtarësimi i plotë në NATO.