Kompanitë furnizuese me energji elektrike më së voni deri më 3 dhjetor duhet të aplikojnë në tenderin publik për zgjedhje të furnizuesit universal me energjinë elektrike që Qeveria e shpalli në shtator, sipas Ligjit të ri për energjetikë.
“Tenderin për zgjedhje të furnizuesit universal e shpalli Qeveria, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) nuk ka informacione se cilët nga furnizuesit janë të interesuar të paraqiten në shpallje. Ne vetëm ishim të detyruar t’i përgatisim kriteret në bazë të të cilave duhej të shpallet tenderi dhe t’i dorëzojmë deri te Qeveria. Para se t’i dorëzojmë kriteret deri te Qeveria organizuam disa mbledhje të përbashkëta me furnizuesit me qëllim që t’ua prezantojmë kriteret dhe t’i dëgjojmë vërejtjet e tyre dhe në atë mënyrë t’i përmirësojmë kriteret. Vërejtjet e dhëna i inkorporuam dhe i dorëzuam deri te Qeveria. Nga ai moment deri tani Qeveria e udhëheq atë proces”, deklaroi kryetari i KRE-së Marko Bislimovski.
Ai potencoi se deri te emërimi i furnizuesit të ri universal atë obligim do ta bëjë EVN Maqedoni me qëllim, siç tha, të sigurohet në furnizimin me energji elektrike të të gjtihë konsumatorëve dhe sipas Ligjit për Energjetikë.
Nëse askush nuk paraqitet në shpalljen me Ligjin janë parashikuar shumë mënyra, mes të cilave edhe obligimi për shpallje të një tenderi tjetër, si dhe KRE t’i propozojë Qeverisë se si të veprojë në procedurën e mëtutjeshme, përkatësisht nëse do të shkojë edhe me një tender ose do të bëhen konsultime me furnizues të caktuar”, tha Bislimovski dhe shtoi se shpreson që në tenderet do të paraqiten furnizues të energjisë elektrike.
Siç potencoi, në Maqedoni për momentin janë aktiv tetë furnizues me energji elektrike të cilët në mënyrë aktive u shesin konsumatorëve, ndërsa janë dhënë mbi 20 licenca për furnizim me energji elektrike.
“Të gjitha parakushtet për treg konkurues të energjisë elektrike tashmë ekzistojnë në Maqedoni. Ne jemi vendi i vetëm në rajon në të cilin ka tetë furnizues aktiv me energji elektrike, ndërsa edhe përqindja jonë e liberalizimit real është më i lartë në rajon”, potencoi Bislimovski.
Potencon se karakteristike që Maqedonia është vendi i vetëm në rajon ku një kompani private e cila nuk ka dalë nga ndonjë ish ndërmarrje e integruar vertikale është furnizuesi më i madh me energjinë elektrike të tregut. (MIA)