Pas rënies së realizuar sezonale në tremujorin e parë të vitit, aktiviteti kreditor i sektorit bankar në kuartalin e dytë realizoi rritje prej 2,7 për qind, kumtoi sot Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM).
Sipas Raportit për rreziqet në sistemin bankar që e aprovoi sot Këshilli i BPRM-së, kontribut më të madh për rritjen e aktivitetit në tregu n kreditor pati sektori “amvisëri”, por edhe kreditimi i sektorit korrporativ ishte solid dhe pati kontribut të konsiderueshëm drejt ndryshimit për kuartalin të aktivitetit kreditor. Rritja prej 2,5 për qind tek depozitat në kuartalin e dytë del prej depozitave të ndërmarrjeve, me kontribut të mëtejmë pozitiv dhe të depozitave të amvisërive.
Në kuartalin e dytë, rritja e kredive jonfunksionale ishte 2,1 për qind dhe ishte më se e pranishme në portfolion kreditore korrporative të bankave.
Rritja kuartale e kredive jofunksionale të amvisërive u përshpejtua deri në nivelin prej tre për qind për çka kontribut më të madh dhanë kreditë konsumatore të miratuara në afat më të gjatë. Për shkak të rritjes solide të aktivitetit kreditor të bankave, pjesëmarrja e jofunksionaliteteve në kreditë e përgjithshme në tremujorin e dytë të vitit nuk ndryshoi në raport me kuartalin paraprak dhe është 5,1 për qind.
Në Raportin e aprovuar është shënuar edhe se solvenca apo aftësia pagesore e sistemit bankar shënon përmirësim të vogël, me ç’rast norma e përshtatshmërisë së kapitalit arriti 16,5 për qind.
Ekspozimet e drejtpërdrejta të sistemit bankar në rrezik valutor dhe rrezik prej ndryshimit të normave të interesit në portfolion e aktiviteteve bankare akoma janë të vogla dhe marrin pjesë me 6,5 dhe 4,9 për qind.
Në seancë, Këshilli e shqyrtoi dhe e aprovoi edhe Vendimin për ndryshimin e Vendimit për rezervë të obligueshme, në të cilin ndryshimet kanë të bëjnë me rezervën e obligueshme për bankat afariste që ruhet në euro.