Operacioni saudit, në të cilin u vra gazetari Xhamal Kashogi është “një nga mbulimet më të këqija të bëra ndonjëherë”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp.
“Në deklaratë për gazetarët në Dhomën ovale, Tramp ka shprehur pritje se në një të ardhme të afërt, do të ketë raport komplet për vrasjen e Kashogit.
“Ata kanë pasur koncept shumë të keq, dhe ai u zbatua shumë dobët, ndërsa tentimet për fshehjen e vrasjes janë mbulimet më të këqija të bëra ndonjëherë”, deklaroi Tramp, dhe shtoi se tentimet e sauditëve që ta fshehin vrasjen u treguan si “dështim i tërësishëm”
Arabia Saudite fillimisht kumtoi se bashkëpunëtori i gazetës “Uashington Post” Xhamal Kashogi, i cili ka shkruar tekste me kritika për princin Muhamed bin Salman, ka vdekur gjatë rahjes në në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Sipas autoriteteve turke, megjithatë, një ekip prej 15 personave e kanë munduar, vrarë dhe e kanë prerë në copë trupin e tij. Vrasja është përgatitur disa ditë para se të kryhej.