Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga solemniteti i djeshëm partiak me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së Luftës revolucionare të Maqedonisë, kërkoi që të miratohet ligj për amnisti për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Sipas tij kështu do të ketë drejtësi joselektive dhe liri për të gjithë.
Lidhur me situatën e sapokrijuar në partinë që e drejton, tha se e premtja e kaluar ka qenë “e premte e zezë”, ndërsa deputetët që kanë votuar të kundërtën e qëndrimit të partisë, siç tha e kanë shitur partinë dhe shtetin dhe janë prirur nga interesat personale.
Mickoski vlerësoi se mbështetja për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së i kanë mundësuar kryeministrit Zoran Zaev që ta vazhdojë karrierën politike. Është dashur, siç tha, që të mbahen zgjedhje të reja dhe VMRO-DPMNE-ja të fitojë. (MIA)