Deputeti Luben Arnaudov, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, sot para fillimit të seancës deklaroi se vlerëson që askush nuk është tradhtarë dhe nuk e din kush qëndron pas letrës së djeshme.
Theksoi se nuk është e saktë se janë kërcënuar dhe kanë marrë para.
“Asgjë nuk është premtuar për rastin e 27 prillit dhe për këtë nuk dua të jap asnjë informacion.Vijmë këtu të dëshmojmë se jemi të pafajshëm”, deklaroi Arnaudov.
Ai shtoi se nuk do të përzihet në vendimet gjyqësore.
“Besoj në gjykatë dhe atë që do ta sjell si vendim do ta respektojmë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike”, potencoi Arnaudov, dhe shtoi se e siguron policia sipas detyrës zyrtare.
Para fillimit të seancës së sotme Bogdan Ilievski i pyetur nëse ndjehet i tradhtuar, theksoi se “ne të gjithë jemi vëllezër”.
Në gjykatë arritën të gjithë të akuzuarit në rastin e 27 prillit. Në seancën e sotme është paraparë në sallën e gjykatës të kontrollohen video regjistrimet e kamerave të Kuvendit të bëra më 27 prill.
Seanca e sotme gjyqësore do të jetë e para pas lëshimit në arrest shtëpiak të tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski dhe Luben Arnaudov dhe votimi i tyre për ndryshimet kushtetuese të premten në Kuvend.
Për rastin “27 prill” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)