Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Shkup u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Metju Palmer dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.
Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave, si dhe integrimit Euroatlantik.
Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës.
“Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perendimore demokratike”, tha Ahmeti. (MIA)