Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Lënda nodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar u krye ekspertizë publike në automjetin “opel omega”, që është pjesë e materialit dëshmues për rastin.
Në ekspertizë morën pjesë gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, prokurorët e PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, si dhe avokatët e mbrojtjes dhe të të dëmtuarve, por edhe gazetarë dhe opinioni profesinal.
Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Smai Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Smai Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim. (MIA)