Edhe pas 10 vite pas fillimit të krizës globale, problemi i kredive jofunksionale ende ka rëndësi të madhe në nivel global.
Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska në fjalimin e saj gjatë seminarit “Ballafaqimi me kreditë jofunksionale në BE: aktivitete rregullative dhe mbikëqyrëse” që mbahet në organizim të Organit ballkanik evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nikoqir i të cilit është BPRM.
Ajo potencoi se ballafaqimi i drejtë me këtë problem dhe zhvillimi i mekanizmave parandalues janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për funksionimin dhe rritjen e pandërprerë të aktivitetit të bankave.
Mes tjerash, Angellovska – Bezhoska iu referua edhe përvojës të Maqedonisë, duke e potencuar nivelin relativisht më të ulët të plasmanëve jofunksionale në krahasim me rajonin.
Duke e pasur parasysh ndikimin negativ të cilin e kanë kreditë jofunksionale mbi funksionimin e bankave në nivel ndërkombëtar, në seminar do të prezantohen aktivitetet më të rëndësishme të ndërmarra brenda BE-së për zgjidhjen e kredive jofunksionale, si nga aspekti i ndryshimeve (propozimet për ndryshime) në rregulloren ekzistuese bankare, ashtu edhe në drejtim të aktiviteteve mbikëqyrëse për ballafaqim me shumën ende të lartë të kredive jofunksionale tek institucionet e kredive, shkruan në komunikatën e BPRM.
Në seminar do të marrin pjesë përfaqësues të organeve rregullatore dhe mbikëqyrëse nga Shqipëria, Sllovenia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Republika Sërpska dhe Maqedonia. (MIA)