Marrëveshja e Prespës jo vetëm që është e gjallë, por është edhe cak qendror politik për ne, thotë ministri pa resor dhe zëdhënës i Qeverisë greke, Dimtiris Xanakopullos, në intervistë për televizionin shtetëror ERT. Në të ai sqaron se porosia politike nga mbledhja e djeshme qeveritare është se Qeveria greke është e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës.
“Mendoj se edhe zotëri Zaev edhe zotëri Cipras janë të obliguar nga Marrëveshja e Prespës, do të bëjnë gjithçka që është në duart e tyre që të shfrytëzohet kjo mundësi që ekziston në këtë moment, të shfrytëzohet kjo dritare dhe përfundimisht të mund të kalojmë drejt ditës së ardhshme në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe drejt ditës së ardhshme për stabiloitet të Ballkanit”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Xanakopullos tha se me atë që kryeministri grek personalisht e ndërmerr Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjithsesi me kontributin e madh themelor të Nikos Koxiasit, këtë askush nuk e mohon, dje dërgoi porosi të qartë dhe drejtim të qartë për Qeverinë greke. Marrëveshja e Prespës jo vetëm që është e gjallë, por është edhe cak qendror politik për ne. Përveç kësaj, duhet të them se dorëheqja e zotëri Koxiasit, për mua është politikisht e pakuptueshme nëse merret parasysh ajo që e thashë paraprakisht”, tha Xanakopullos dhe disa herë përsëriti se politikisht nuk mund ta interpretojë arsyen për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, duke cekur se vetë Koxias do të duhet t’i sqarojë arsyet për dorëheqjen.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, në intervistë potencoi se, Cipras as nuk shantazhon, as nuk është i shantazhuar, ndërsa për kryeministrin grek asnjëherë nuk ka ekzistuar dilema Koxias apo Kamenos.
Xanakopullos në intervistë për ERT tha se Zaev po zhvillon betejë të madhe, e shprehi mbështetjen nga pala greke dhe shtoi se e presin rezultatin nga Kuvendi “me shpresë se do ta bëjë atë që duhet në mënyrë që t’i përmbushë parakushtet për të hyrë në fuqi Marr[veshja e Prespës”.
“Zotëri Zaev po zhvillon një betejë jashtëzakonisht të rëndë, por në të njejtën kohë përpjekje jashtëzakonisht të rëndësishme, përjekje të jashtëzakonshme dhe mendoj se në suaza të procesit kushtetues do të arrijë ta sigurojë shumicën e nevojshme. Gjithsesi, nëse nuk e arrin atë, ne kemi dërguar porosi mjaft të qartë se nuk ekziston mundësi tjetër për zgjidhje, nuk ekziston herë e tretë, rruga e vetme është hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës”, tha Xanakopullos duke shtuar se do të duhet “qytetarët në vendin fqinj të vendosin në cilën mënyrë dëshirojnë të hapërojnë në shekullin 21, përkatësisht çfarë Ballkani dëshirojmë, çfarë marrëdhënie ndërkombëtare duam, çfarë marrëdhënie bilaterale me Greqinë duam”.
Vlerësimi i Xanakopullosit është se deri në fillim të marsit do të sqarohet situata dhe edhe njëherë përsëriti se në Parlamentin grek ekziston shumicë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. (MIA)