Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov i ka dëshiruar sukses shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias i cili dje dha dorëheqje dhe premtoi përkushtim në procesin e rrumbullakimit të Marrëveshjes së Prespës.
“Të udhëhequr nga kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Jashtëm Koxias kemi pasur muaj intensiv të komunikimit, u bëmë miq të vërtetë dhe në periudhë prej një viti arritëm të bëjmë diçka që në 27 vitet e kaluara konsiderohej si e pamundur- i afruam dy vendet tona dhe e bëmë marrëveshjen historike të Prespës, duke ndërtuar urë të miqësisë dhe duke treguar se edhe rajoni jonë mund të zgjedh konteste dhe të krijojë të ardhme”, thuhet në deklaratën me shkrim të shefit të diplomacisë së Maqedonisë.
“Nikos, nga zemra të uroj shëndet she sukses në të gjitha sfidat e ardhshme. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë me përkushtimin e fuqishëm drejt rrumbullakimit të kësaj zgjidhje historike, bashkë me forcat tjera progresive dhe demokratike në Shkup dhe Athinë”, ka shtuar Dimitrov. (MIA)