SHBA i nxitë liderët në Kuvendin e Maqedonisë t’i tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë historike për të ardhme më të mirë të vendit, thotë mes tjerash një përfaqësues nga Departamenti amerikan i Shtetit në deklaratë për agjencinë e lajmeve ANA-MPA.
Siç lajmëroi korrspondentja e MIA-s nga Athina, funksionari amerikan, në pyetjen për dorëheqjen e Nikos Kocias, tha se “i falëdnerohen për përkushtimin e posaçëm të treguar për përforcimin e marrëdhënieve SHBA – Greqi dhe për kontributin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës”.
“SHBA-ja fuqimisht e mbështetë implementimin e plotë të marrëveshjes, e cila do t’i mundësojë Maqedonisë ta marrë vendin e vet në NATO dhe BE si Republoka e Maqedonisë Veriore, duk kontribuuar për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet. Meqenëse në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, i nxisim liderët ti tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të siguruar të ardhme më të mirë për vendin si anëtare e barabartë e institucioneve perëdnimore”, ka thënë prëfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. (MIA)