Formë dominuese e trafikimit me njerëz në Maqedoni është eksploatimi seksual, por ekzistojnë edhe raste të punës së detyrueshme dhe martesave të detyruara minorene. Gjatë këtij vitit janë identifikuar shtatë viktima të trafikimit me njerëz, prej tyre shumica janë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Të gjitha shtatë viktimat janë të gjinisë femërore.
Në vitin 2018 janë identifikuar edhe 76 viktima potenciale të trafikimit me njerëz dhe 172 persona të rrezikuar, të cilët janë dërguar për ndihmë përkatëse dhe mbështetje në institucione relevante.
Këto të dhëna i kumtoi sot Jovana Trençevska sekretare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në konferencën për media, në të cilën me fushatë informative dhe prezantimin e videos “Është kurth!” u shënua fillimi i Ditës Evropiane në luftën kundër trafikimit me njerëz, me qëllim të përforcimit të vetëdijes për rreziqet të cilat i bart me vete ky lloji krimi.
Fushata informative zbatohet në suaza të aktivitetit projektues, që është implementuar nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) me mbështetje financiare nga ana e BE-së dhe në partneritet me MPB dhe MPPS.
Trençevska foli edhe për punën e pesë ekipeve mobile, të vendosura në Shkup, Kumanovë, Manastir, Gjevgjeli dhe Tetovë, funksioni kryesor i së cilës është identifikimi i kategorive të rrezikuara, përfshirë edhe viktimat nga trafikimi me njerëz, ndërsa të cilët bashkëpunojnë me MPB-në, organizatat joqeveritare dhe IOM.
Sonja Bozhinovska Petrushevska , udhëheqëse e zyrës të IOM Shkup theksoi se trafikimi me njerëz është krim ekstrem fitimprurës, vetëm trafikuesit me armë dhe drogë fitojnë më shumë. Shtoi se në korniza globale trafikimi me njerëz nuk po ulet, ai është në rritje.
Të dhënat e IOM-it nga viti 2006 deri në vitin 2016 për profilet e viktimave të cilave u është ofruar ndihmë tregojnë se kur bëhet fjalë për viktimat e trafikimit me njerëz për qëllime të eksploatimit seksual, dominojnë gratë, te viktimat e eksploatimit të punës dominojnë burrat, por këtu ka edhe viktima femra, ndërkaq kur bëhet fjalë për fëmijët, ata janë të rrezikuar nga tregtisë që lidhet me lypjen dhe në martesat komercialisht-seksuale, si dhe në pjesën e martesave të detyruara.