Pa pjesëmarrjen e opinionit sot në ndërtesën e re të Gjykatës Penale vazhdoi seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e RM-së me dëshmimin e dëshmitarit të rrezikuar C1.
Në sallën gjyqësore janë të pranishëm të akuzuarit, avokatët e të akuzuarve dhe avokatët e detyrës zyrtare të cilët dje i emëroi Gjykata pas braktisjes së seancës të mbrojtjes së të akuzuarve të cilët ankoheshin se nuk kanë kushte për punë.
Në seancën e djeshme e cila filloi në ndërtesën e re të Gjykatës Penale, opinioni ishte i përjashtuar, ndërsa për arsye teknike gjykimi u transferua në objektin e vjetër të gjykatës. Për shkak të debatit midis këshillit gjyqësor dhe avokatëve mbrojtja u dënua me nga 1.000 euro.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)