Bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për momentet kontestuese nga historia e përbashkët do të jenë të tensionuara, por presim të arrijmë rezultate, ka deklaruar profesori Angel Dimitrov i cili është kryetar i palës bullgare të Komisionit të përbashkët të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore me Maqedoninë.
“Puna do të jetë tensionuese dhe nuk do të zhvillohet shpejtë siç duam, por me pritje se do të arrijmë rezultate. Nuk ka pretendime të mëdha nga ana e kolegëve nga Shkupi, vërejtjet tona janë të shumëfishta, por ka të ndërtuara pozicione që në diskutimin shkencor nuk ndryshohen lehtë”, ka thënë për fillimin e bisedimeve Dimitrov i cili është historian dhe ish ambasador i Bullgarisë në Shkup.
Komisioni ka filluar me shqyrtimin e librave për arsimin fillor.
“Këto libra e shqyrtojnë historinë nga antika deri në atë mesjetar. Vërejtjet tona ishin të koncentruar mbi mesjetën ku krijohet lidhja e shtetit bullgar me territorin gjeografik të Maqedonisë. Ndryshimi është kompleks, i kontrollova edhe librat për gjimnaz dhe për kohën e re do të kemi punë edhe më serioze”, ka thënë Dimitrov në deklaratën për BTV.
Sipas tij, edhe krahas ndarjeve ka edhe tema për të cilat ka konsensus. Ai si shembull e ka paraqitur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, që siç thotë, “veçmë ka dhënë rezultate”. (MIA)