Të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale prej sot e deri më 17 nëntor do të mund të aplikojnë për marrjen e mbështetjes financiare nga Programi për zhvillim rural, më saktë për “Masën 124 Investime në infrastrukturë për qasje drejt tokës bujqësore”, më saktë rikonstruim apo depërtim të rrugëve qasëse drejt tokës bujqësore.
Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikollçe Babpvski.
Theksoi se përmes kësaj mase në disponim janë vendosur gjithsejt dhjetë milionë denarë, komunat këto mjete mund t’i shfrytëzojnë në investime kapitale për përmirësim dhe lehtësim të jetës së qytetarëve në mjediset rurale dhe qasje më të lehtë drejt arave.
Ai sqaroi se këto mjete janë nga Programi nacionaë për zhvillim rural dhe se një njësi e vetëqeverisjes lokale mund të shfrytëzojë maksimalisht deri një milion denarë. Me masën, siç tha, do të jepet kontribut i madh në qasjen drejt arave dhe drejt sipërfaqeve përpunuese, që për momentin paraqet problem për bujqit.
Shtoi se ndihma e ndarë financiare është e pakthyeshme, ndërsa mjetet të cilat do t’u ndahen komunave do të mund t’i shfrytëzojnë për furnizim të materialeve ndërtuese dhe elementeve për kosntruktim, të paguajnë shërbime nga persona të tretë për mbikëqyrje dhe kryerje të punëve ndërtimore, për përpunim të elaborateve për përpunim të studimeve apo dokumentacionit planor dhe teknik.
Mbështetja financiare paguhet siaps parimit të financimit të investimeve të kryera nga ana e shfrytëzuesit, në vlerë prej njëqind për qind nga vlera e shpenzimeve të miratuara, të pranueshme për investimin. Mjetet nga mbështetja financiare, me kërkesë të shfrytëzuesit mund të ndahen në dy këste, apo në pajtim me fazat e realizimit të investimit në bazë të situata të përkohshme nga mbikëqyrja apo dokumentacioni për furnizim të pajisjes.
Sipas drejtorit të AMFBZHR, që të merret mbështetja përmes kësaj mase, aplikuesit duhet të parashtrojnë kërkesë për shfrytëzim të mjeteve, projekt të reviduar themelor, elaborat gjeodezik dhe pajtueshmëri për prioritet dhe dedikim të investimit miratuar nga Këshilli dhe nga kryetari i komunës.
Një shfrytëzues, siç theksoi, ka të drejtë të parashtrojë më së shumti tre kërkesa, përfshirë të gjitha masat nga programi për vitin 2018.
Vitin e kalaur dhjetë komuna, përkatësisht Kratova, Vevçani, Koçani, Bosillova, Zërnovci, Debarca, Gradsko, Vasileva, Bodanci dhe Pllasnica shfrytëzuan mjete përmes kësaj mase nga Programi nacional. (MIA)