Me porosi për pajtim dhe falje, duke filluar nga ngjarjet e 27 prillit, kur kryeministri Zoran Zaev ishte cak i sulmit, ndërsa sipas tij edhe për linçim, dje kryetari i Qeverisë me paraqitjen e tij në fillim të seancës për ndryshimet kushtetuese në Kuvend ka ftuar deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese që vendi të hyjë në NATO dhe BE.
Kryeministri Zoran Zaev tha se barra e vendimit historik dhe i përgjegjësisë shtrihet në supet e të gjithë neve, por siç shtoi, “përgjegjësia më e madhe është në duart tuaja”.
“Çdo deputet sot e ka në duar çelësin e asaj zgjidhje, çelësin për vendimin historik. U bëj thirrje atyre të cilët ende dyshojnë se cila është zgjidhja e duhur ose nëse mendojnë se duhet të përcaktohen për atë zgjedhjen tjetër nëse në përgjithësi izolimi dhe pasiguria mund të jenë zgjedhje, u bëj thirrje atyre që dyshojnë të mendojnë se nuk ka diçka më të vlefshme për të menduar”, tha Zaev para deputetëve duke u bërë thirrje të shikojnë në ardhmërinë e gjeneratave.
Zgjedhja tjetër, sipas tij, do të na hedhë në izolim dhe ardhmëri të pasigurt dhe varfëri dhe do të na i kthejë traumat politike që i përjetuam në këto 27 vite pavarësi, e posaçërisht gjatë viteve të fundit.
Vota për të ardhme evropiane të vendit tonë, siç tha, do të na çojë përpara në anëtarësim të barabartë në NATO dhe BE.
“Tani duhet të vendosni nëse do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë”, tha kryeministri duke theksuar se deputetët duhet të sjellin zgjedhje shtetërore.
Bëri thirrje që dallimet dhe ndarjet politike të vendosen jashtë dhomës ligjdhënëse dhe deputetët ta ndjekin vullnetin e popullit për jetë më të mirë për secilin, për Maqedoni të avancuar.
Shumica parlamentare dhe opozita në seancën e cila vazhdon sot, mbeten në pozicionet e tyre “për” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese. Deputeti Ferid Muhiq, nga LSDM deklaroi se do të votojë “për” ndryshimet kushtetuese me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
Muhiq, i cili para disa ditëve ishte kundër ndryshimeve kushtetuese, sqaroi se me qëndrimin e tij është sjellë në një situatë, në një mënyrë me qëndrimin e tij të ndikojë te 20.000 qytetarë të Maqedonisë, të cilët i prezanton në Parlament.
“Ndërkohë është qartësuar mjaft nga ajo që menjëherë nuk ka qenë aq e qartë dhe që edhe mua në një mënyrë mu qartësua në disa pika që dua t’i ndaj me të gjithë opinionin e Maqedonisë, sepse e ndjej këtë përgjegjësi edhe me ju, sepse e mbajmë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë”, tha Muhiq.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE para votimit për rendin e ditës kërkoi që pika të hiqet nga rendi i ditës, sepse siç tha, kjo çështje nuk ka as kredibilitet zgjedhor, as referendumial. Për propozimin e Dimovskit votuan 39 deputetë, ndërsa kundër ishin 67.
Në fjalimin e tij deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se Qeveria me Marrëveshjen e Nivicit ka dalë nga mandati i sa për emrin, sipas tij, del nga Rezoluta nga viti 2008.
Deputeti Artan Grubi i BDI-së u bëri thirrje deputetëve nga opozita që t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese, duke e krahasuar këtë moment me momente dhe personalitete të cilët janë regjistruar në histori, si në vend, ashtu edhe në botë. Ndërkohë, Xhevat Ademi poashtu nga BDI-ja porositi se si asnjëherë më parë Maqedonisë i nevojitet unitet dhe se të gjithë duhet të ngritën mbi kalkulimet.
Nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi u bëri thirrje deputetëve të japin përkrahje për marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimet kushtetuese.
Ai ta se është e pamundur të arrihet marrëveshje më e mirë, që u konfirmua edhe nga deklaratat e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
“Maqedonia shumë vonohet, tre dekada nuk mund të zgjidhet një çështje që është me rëndësi jetësore. Për këtë paguan çmim të madh, ndërsa me prolongimin e mëtejshëm, çmimi do të jetë edhe më i madh. Këtë e dëshirojnë forcat destruktive të cilët përhapin gënjeshtra, shpifje, dëshirojnë anarki dhe nuk i mendojnë mirë shtetit. Për ta asnjë marrëveshje asnjëherë nuk do të jetë mjaftë e mirë, pasi do t’ua shkurtojë mundësinë për funksionim të mëtejshëm destruktiv dhe për realizimin e interesave personalë”,