– Dita Botërore e Ushqimit
1430. – Lindi mbreti skocez Xhejms II, i cili sundoi nga viti 1437 deri më 1460. Gjatë sundimit e përforcoi autoritetin e kurorës, duke e vazhduar me sukses punën të cilën e filloi babai i tij Xhejms I. Në vitin 1460 e vranë anglezët.
1455. – Një kontratë që mban datën 16 tetor 1455 prezanton Andrea Aleksin, me origjinë nga Durrësi, si një ndër piktorët, skulptorët dhe arkitektët më të shquar të kohës. Mjeshtri i madh durrsak në këtë dokument angazhohet t’i mësojë artet që zotëronte brezave të artistëve të rinj.
1553. – Vdiq Luka Kranah, piktor dhe skalitës gjerman, njëri ndër artistët më të rëndësishmëm gjerman të reneseancës. Lindi në vitin 1472.
1649. – Vdiq Isak van Ostade, piktor holandez. Limdi më 2 maj të vitit 1621.
1758. – Lindi Noah Uebster, leksilograf amerikan, i cili në vitin 1828 botoi fjalorin e famshëm që mban edhe emrin e tij.
1793. – Mari Antuanet, mbretëresha e Francës dhe gruaja e mbretit Luigj XI, dënohet me vdekje në gijotinë për tradhëti.
1798. – Paria e Pragës kundërshtonte Ali Pashë Tepelenën për luftë kundër francezëve, për një marrëveshje dypalëshe dhe për nënshtrimin para vullnetit të Pashait.
1844. – Lindi në Vlorë Ismail Qemali. Fillimet e karrierës politike Ismail Qemali i pati në zyrat turke dhe në bashkëpunime me osmanllinjtë. Por ai kaloi shtatë vjet i internuar për shkak të ideve të veta liberale. Më 28 nëntor 1912 kryesoi në Vlorë mbledhjen e Kuvendit kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ismail Qemali i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në azil në Itali, duke mbrojtur çështjen shqiptare, deri në fund. Vdiq më 24 janar 1919.
1846. – Për herë të parë kryhet një operacion i rëndësishëm, duke përdorur eterin si anestezi. Në Boston të shtetit Masusets, Dr. Xhon Uomen gjatë ndërhyrjes hoqi një tumor.
1908. – Lindi në Gjirokastër Enver Hoxha. Në historinë shqiptare ai mbetet krijuesi i shtetit diktatorial sipas modelit stalinian. Me emrin e tij lidhet ndër të tjera izolimi i Shqipërisë, lufta e ashpër e klasave, dënimi dhe përndjekja e intelektualëve të shquar si dhe mohimi i besimeve fetare.
1946. – Kriminelet kryesorë nazistë të Luftës varen në Nyremberg. Midis tyre ishin Ministri i Jashtëm, Joakin fon Ribentrop dhe Feldmarshalli Vilhelm Kajtel.
1959. – Vdiq Xhorxh S.Marshall, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Programi i Rimëkëmbjes Europiane, i propozuar nga ai në vitin 1947, njihet si plani Marshall. Ai fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen në vitin 1953.
1964. – Kina kryen shpërthimin e parë të saj të një bombe bërthamore. Ky shpërthim u krye në bazën Lop Nor ne Sinkiang.
1978. – Kardinali Karol Vojtila nga Polonia zgjidhet Papë dhe merr emrin Gjon Pali II. Ai ishte Papa i parë jo-italian pas 456 vjetësh.
1981. – Vdes nga një atak në zemër, gjenerali dhe ministri i mbrojtjes i Izraelit, Moshe Dajan. Ai u bë një hero në Izrael gjatë përfundimit me sukses të “luftës 6-të ditore” në vitin 1967.
1998. – Vdiq në moshën 55-vjeçare Xhonatan Postel, një nga personat që krijoi rrjetin global kompjuterik, që sot njihet me emrin “Internet”.
2007. – Ylli i muzikës maqedonase Toshe Proeski humbi jetën në një aksident trafiku në autostradën Zagreb – Lipovac, në vendin Nova Gradishka në Kroaci. Toshe ishte ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it. Lindi më 25 janar të vitit 1981 në Krushevë. Ai realizoi shtatë albume në gjuhën maqedonase disa prej tyre edhe ne gjuhën serbe si dhe një numër të madh të këngëve të huaja.
2007. – Vdiq aktorja britanike Debora Ker, e njohur sipas puthjes më të njohur filmike me Bert Lankester në filmin “Prej këtu e deri në përjetësi”. Është nëminuar për Oskar për role kryesore në gjashtë filma, që në vitin 1994 përfundimisht të fitojë Oskarin për vepër jetësore.
(MIA)