Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vitin 2018.
Fitues të çmimit janë prof.dr. Dragi Mihajllovski, përkthyes dhe shkrimtar, Risto Llazarov, shkrimtar dhe gazetar, Petre Arsovski, aktor dhe prof.dr. Aleksandar Stavridis, kirurg – urolog.
Mihajllovski, Llazarov dhe Arsovski çmimin e marrin për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, ndërkaq Stavridis për vepër jetësore në fushën e shëndetësisë.
Vendimin e solli Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” në mbledhjen e vet të fundit.
Çmimi shtetëror “11 Tetori” ndahet si mirënjohje për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera të interesit publik të Republikës së Maqedonisë. (MIA)