Është shumë i gabuar mendimi në opinion se Lista zgjedhore më së miri mund të korrigjohet me zbatimin e regjistrimit të popullsisë dhe krahasimin e të dhënave prej të dyja bazave të të dhënave, thotë për MIA-n drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.
Siç sqaron, kjo është e pamundur për më shumë arsye.
“Lista zgjedhore i përmban të gjithë shtetasit e RM-së mbi 18 vjeç, pavarësisht nëse janë në vend apo kudo jashtë vendit. Kategoria “gjithsej popullatë” e regjistrimit i përfshin të gjithë shtetasit e RM-së të pranishëm në vend në momentin kritik të regjistrimit, të gjithë shtetasit të cilët nuk janë në vend, por jo më gjatë se një vit, dhe të gjithë të huajt të cilët janë të pranishëm në vend më gjatë se një vit. Lista zgjedhore është bazë administrative e të dhënave, ndërsa Regjistrimi i popullsisë është hulumtim statistikor dhe ka qëllime krejtësisht të ndryshme”, thekson drejtori.
Sipas tij, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ligji për statistikë shtetërore nuk lejojnë që të dhënat të shfrytëzohen për çfarëdo qëllimesh, përveç për statistika.
Lidhur me regjistrimin e paralajmëruar për vitin 2020, Simovski është decid se do të zbatohet, për çka, informoi, tashmë në vijim janë përgatitjet. Ndërsa, po ndërmerren të gjitha masat që procesi të zhvillohet pa kurrfarë ndikimesh politike.
Enti Shtetëror për Statistikë në mënyrë intensive është duke u përgatitur për regjistrimin e paralajmëruar në vitin 2020. Të gjitha përgatitjet po shkojnë në pajtim me dinamikën e paraparë. Duke e pasur parasysh atë që arsyeja e vetme për dështimin e regjistrimit paraprak ishte ndikimi i madh politik ndaj këtij operacioni statistikor, jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që kjo situatë të mos përsëritet. Regjistrimin do ta zbatojë ESHS dhe jo ndonjë komision shtetëror për regjistrim, i cili ishte trup klasik politik”, potencoi drejtori.
Edhe njëherë përkujton se regjistrimi do të zbatohet me të a.q. metodë e kombinuar që nënkupton grumbullimin e njëhershëm të të dhënave në terren dhe shfrytëzimin e të dhënave të cilat i përmbajnë më shumë baza të të dhënave, që mundëson që krahas ndërmarrjes së disa të dhënave të caktuara drejtpërdrejt prej regjistrave, kontrollin e njëhershëm të saktësisë dhe të të dhënave të marra me regjistrimin e drejtpërdrejt.
“Të gjithë pjesëmarrësit në regjistrim do të jenë më mirë të trajnuar se në vitin 2011. Do të zbatohet regjistrimi edhe i personave të cilët janë jashtë vendit më gjatë se një vit – që, gjithashtu, nuk ishte rast në vitin 2011”, nënvizon drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski.