Lindi mbreti i Danimarkës dhe i Norvegjisë nga viti 1699-1730, Frederiku IV.
1727. – Kurorëzohet në Londër, Mbreti Xhorxh II.
1737. – Nga tërmeti në Kalkuta, Indi e humbën jetën 300.000 persona.
1809. – Vdiq në moshën 35 vjeçare, eksploruesi i famshëm amerikan, Meriwether Lewis.
1871. – Zjarri që ra në Çikago, u shuajt pas tre ditësh. Si pasojë, 300 persona gjetën vdekjen dhe rreth 90.000 të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit u vlerësua mbi 200 milion dollarë amerikanë.
1961. – Vdiq në moshën 70 vjeçare pianisti i famshëm Leonard “Chico” Marx. Ndër interpretimet e tij të suksesshme së bashku me grupin “Marx Brothers” vlerësohet pjesa “Një natë në opera”.
1962. – Pope John XXIII hapi këshillin e dytë të Vatikanit në rrugën “Peter’s Basilica” në Romë. Takimi i parë në këtë këshill shënohet në vitin 1869-1870.
1963. – Vdiq në moshën 47 vjeçare këngëtarja e njohur franceze, Edith Piaf, (emri i vërtetë i së cilës është Edith Giovanna Gassion). Kulmin e karrierës së saj artistike ajo e arriti në vitet ’50-të me interpretimin e saj në këngën “Milord”.
1997. – Fidel Kastro rizgjidhet sekretar i parë i Partisë Komuniste Kubane, në krye të një byroje politike prej 24 anëtarësh.
1998. – Romancieri i njohur gjerman dhe njeriu i letrave, Martin Walser, u laureua në Frankfurt me çmimin e Paqes të vitit 1998 të Tregtisë së Librit Gjerman, çmimi letrar i vendit.
1999. – Biologu i famshëm gjerman Guenter Blobel, fiton çmimin ‘Nobel’ në mjekësi.
2001. – Më shumë se 140 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane kundër Afganistanit, përfshirë dhjetëra të tillë në një sulm të vetëm në një fshat pranë Xhelalabadit.
2003. – Rreth 150 vetë u mbytën si pasojë e mbytjes së një trageti në lindje të Nigerisë. Anija po udhëtonte nga Numan e shtetit Adamawa drejt Jen në shtetin Taraba, në momentin kur goditi një nga shtyllat e urës Numan.
2005. – Në Liberi, shteti më i vjetër i pavarur afrikan (nga viti 1847), përveç në Etiopi, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parat pas 14 viteve të luftës qytetare.
2007. – Në Nju-Jork vdiq Shri Çinmoj, një nga udhëheqësit më të mëdhenjë shpirtërorë, poet dhe aktivist për paqe, muzicient, artist figurativ, sportist, themelues dhe organizator i një numri të madh të programeve kulturore dhe humanitare. Në vitin 2003 e vizitoi Maqedoninë dhe mbajti koncert në Sallën universale në Shkup. Ka lindur në Indi, në vitin 1931.
2012. – Fitues i sivjetshëm i Çmimit Nobel për letërsi është skrimtari kinez Mo Jan. Në prozën e tij Mo Jan me mprehtësi halucinative i bashkon historinë, përrallën dhe momentin bashkëkohor.
2013. – Në Romë në moshën 101 vjeçare ka vdekur ish oficeri, krimineli nazist Erih Prikbe. Prikbe ka vuajtur dënim të përjetshëm me burg për shkak masakrës në afërsi të Romës, në të cilën në mars të vitit 1994, janë vrarë 335 burra, shumica djem të ri, prej të cilëve 26 hebrenj.