Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për kulturë dhe për arsim, shkencë dhe sport.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për statistikë shtetërore, në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për kulturë do ta shqyrtojnë Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për të mirën audiovizuale, në lexim të parë, ndërsa në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për Akademi për arsimtarë dhe të Ligjit për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesme, të dyja në lexim të parë. (MIA)