CIVIL -Qendra për Liri përsëri, si në vitet e kaluara, ashpër reagon ndaj shkeljes të së drejtës së votimit, që është pasojë e Listës së Votuesve të keqe dhe ngurtësisë së institucioneve.
Është e qartë se institucionet, duke filluar nga administrata zgjedhore, dhe në fund me parlamentin, nuk tregoi interesim të mjaftueshëm për lëshimet e veta, ndërsa pasojat nga paaftësia e tyre përsëri u derdhën mbi qytetaret dhe qytetarët me të drejtë votimi. Pavarësisht nga alarmimet dhe rekomandimet e Civilit në të kaluarën, në të cilat qartë, zëshëm dhe pa dyshime tregohej për shkeljet e shumta të së drejtës së votimit, institucionet dhe partitë politike parlamentare nuk gjetën kohë të krijojnë kushte për shfrytëzimin e të drejtës së votimit për çdo qytetare dhe qytetarë që do të paraqitet në vendvotim.
Kështu, numri i qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë vote që nuk arrijnë të votojnë për arsye nga më të ndryshmet, shpesh edhe më banalet, nuk është i vogël. Vëzhguesit e Civilit, si gjatë proceseve të kaluara zgjedhore, ashtu edhe në Referendumin, denonconin për pamundësinë e votuesve të votojnë. Nëse UV llamba nuk funksionon, është votuesi ai mbi të cilin derdhet pasoja nga paaftësia. Nëse votuesi nuk është në Listën e Votuesve, thjeshtë, nuk mund të votojë, pavarësisht se disa nga ata kanë ekzistuar në Listë gjatë kontrollimit elektronik. Disa nga ata nuk kishin mundësi të votojnë sepse u ka skaduar afati i dokumentit për identifikim, edhe pse gjenden në Listën e Votuesve. Disa votues kanë qenë të pamundësuar të votojnë, sepse fillimisht kanë qenë të regjistruar, dhe më vonë të vërehet se janë bartur nga një vendvotim, në tjetër, në të cilin nuk do të munden të votojnë sepse veç më janë të shënuar në vendin paraprak në të cilin kanë tentuar të votojnë.
Për pamundësinë të votojnë ata që janë në rrugë jashtë vendit, të mos flasim. Disa nga të burgosurit ose ata nëpër spitale, gjithashtu nuk arrijnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre fundamentale, të drejtën për votim, pikërisht për shkak të paaftësisë së sistemit dhe mungesës në rregulloren ligjore. Gjë që në shtetet fqinje është zgjidhur në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë, pa ngarkim të buxhetit, as të njerëzve të administratës. Mirëpo, në Maqedoni, mijëra njerëz të cilët me buzëqeshje janë nisur drejt vendvotimeve, janë kthyer në shtëpi të ofenduar dhe të mllefosur. Thjeshtë e pabesueshme se sa mundet kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri, dhe askush të mos turpërohet nga kjo dhe ti vishet punës, për pak punë. Madje edhe le të jenë përtacë t’i pastrojnë të pa qenët dhe të ndjerit, por është e pakuptueshme se si lejojnë që vazhdimisht të ketë njerëz që nuk arrijnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Madje një rast i këtillë është tepër!
Nëse vetëm një vëzhgues i Civilit ka arritur të regjistrojë mbi 100 votues e drejta e të cilëve është mohuar, në vetëm një komunë, përmasat e këtij problemi munden vetëm të paramendohen. Mirëpo, nuk ekziston përgjigje institucionale, as vullnet të vërtetohet numri i personave që janë kthyer nga vendvotimet, pa votim.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nuk kanë asnjë arsyetim për paaftësinë e tyre për përmbushjen e obligimit kushtetues – ta sigurojnë respektimin e të drejtës për votim. Ka ardhur koha t’i zgjidhin problemet menjëherë, pa pritur asnjë minutë.
CIVILi, ODIHR dhe organizata tjera të rëndësishme të vendit dhe të huaja, vite me radhë tregojnë për nevojën për respektimin e të drejtës për votim. Në rekomandimet vazhdimisht tregohet se votuesit duhet ti mundësohet votimi, nëse ka ndonjë dokument me të cilin mund ta vërtetojë identitetin.
Nuk ka arsyetim për sjelljen injorante të institucioneve dhe administratës zgjedhore.
Në pritej të proceseve zgjedhore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme ose të rregullta ose referendume, Civili kategorikisht kërkon nga institucionet dhe partitë politike, të mos lejojnë asnjëherë më shkelje të së drejtës votuese.
Nuk nevojitet shumë punë që të respektohet Kushtetuta, sipas të cilës, në Nenin 2, “Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti buron nga qytetarët dhe u takon qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë pushtetin e realizojnë përmes përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, me anë të referendumit dhe formave tjera të deklarimit të drejtpërdrejtë”: E drejta e votimit është një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë sipas të cilave garantohet “pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike” ( Neni 8). Nëse Kushtetuta, si akti më i lartë ligjor, thotë: “Secili qytetar me 18 vite jetë fiton të drejtën e votimit. E drejta e votimit është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim sekret” (Neni 22), do të thotë se institucionet e kanë për obligim këtë edhe ta mundësojnë.
Secili qytetar ose qytetare që do të paraqitet në vendvotim, identiteti i të cilëve mund të vërtetohet sipas dokumentit për identifikim personal nga i cili shihet se ai ose ajo është qytetar/e i – e republikës së Maqedonisë – duhet të votojë. Kjo është e drejtë e garantuar me kushtetutë.
Nuk ka asgjë më thjeshtë se kjo.
fotografia: Tomisllav Georgiev kolektif/mk