Kuvendi duhet të vendosë nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale”, organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkupi 2018.
“Jehona në referendum ishte afër 37 për qind dhe edhe pse kemi Kod zgjedhor i cili parasheh cenzus, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë ‘po’. Kjo është shumica dhe ata dëshirojnë që Maqedonia të shkojë përpara. Vijojnë bisedime në Parlament. Na paraprin një vendim historik. Realiteti ynë është se nuk mund ta shmangim kontestin për emrin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Parlamenti duhet të vendos nëse do ta ndjek vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse dëshirojmë përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë çelës”, tha Dimitrov.
Sipas tij, rruga e vetme kur më shumë qytetarë janë deklaruan “për” në disa zgjedhje kanë qenë ato në vitin 1994 kur Kiro Gligorov u zgjedh për president të shtetit.
Dimitrov mes tjerash theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë obsioni i fundit.
Nxitja kyçe për vendet nga rajoni janë eurointegrimet, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë. Nevojitet që vendet nga rajoni të tregojnë se janë të afta t’i zgjidhin problemet e veta dhe të bëhen aleatë të saj në përballje me problemet globale si migracioni.
“Duhet ta tejkalojmë veten lidhur me performanset me qëllim që ta rrëmbejmë vëmendjen e tyre sepse nuk e di edhe sa mundësi kanë mbetur. Disa prej tyre i lëshuam, po bëhet gjithnjë e më vështirë. Më herët ishte autostradë, ndërsa tani rruga e eurointegrimeve është ngushtuar. Nuk kemi më kohë, duhet të fokusohemi në çështjet e vërteta”, tha Dimitrov.
Në dekadat e fundit vendet në rajon më shumë ishin të fokusuara në debate dhe çështje të pamatura si cili është kombi më i vjetër, kush ka vuajtur më shumë, kush ka armiq më të mëdhenj apo fitore dhe humbje më të mëdha në të kaluarën, në vend që t’u kushtohen çështjeve për bashkëpunim apo për arsim, ekonomi digjitale…
“Nëse vendosim të mbetemi në hendeqet e historisë do ta humbim momentumin, ndërsa bota nuk na pret”, porositi Dimitrov, i cili mes të tjerave foli edhe për përfitimet nga Marrëveshja me Greqinë.
Gazetari dhe publicisti kosovar, Veton Surroi në debat theksoi se Maqedonia dhe Greqia vetë e zgjidhën kontestim me emrin me arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Nëse Maqedonia e implementon atë marrëveshje, kjo do të jetë shumë pozitive jo vetëm për vetë vendin, por edhe për tërë rajonin.
“Kjo do të tregojë se kompromiset për konteste të vështira siç janë çështjet e identitetit janë të mundshme dhe se në shoqëri të fragmentuara është e mundur të arrihet energji kritike për lëvizje të shoqërisë përpara. Nëse Maqedonia dhe Greqia vijnë deri te zbatimi te zbatimi i marrëveshjes, ato do të bartin porosi jo vetëm drejt Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt BE-së se ekziatojnë pjesë në Evropë të cilat besojnë fuqishëm në BE, nga pjesë të vetë BE-së”, thotë Surroi.