Maqedonia dhe Greqia kanë bashkëpunim të ngushtë dhe të thellë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme ekonomike, ndërsa ajo është bazë e qëndrueshme e cila do të na mbajë edhe në të ardhmen, ishte vlerësuar në forumin e dytë midis Maqedonisë dhe Gjermanisë “Ndërtojmë ura – politika dhe ekonomi”, i cili u mbajt sot në Shkup organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Instituti për hulumtime shoqërore – MK 91.
Të dhënat tregojnë se në Maqedoni punojnë rreth 200 ndërmarrje gjermane të cilat punësojnë rreth 20 mijë njerëz. Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka arritur 3,15 miliardë euro, ndërsa Gjermania është edhe një nga partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë. Rreth 20 për qind nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë shkon për Gjermaninë, ndërsa rreth 15 për qind nga eksporti i përgjithshëm është nga eksporti i përgjithshëm është me prejardhje gjermane.
Deputeti i Bundestagut gjerman Torsten Fraj, i cili merr pjesë në forum, theksoi se është e rëndësishme që Maqedonia të ecë në rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe se duhet të hapen perspektiva për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Maqedoni të cilët duhet të shohin ardhmërinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre në vendlindje.
Që të arrihet ajo, sipas Fraj, duhet të ketë shtet ligjor, media të lira dhe liri të të shprehurit, sistem të fuqishëm arsimor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Sipas Johanes Rai nga fondacioni “Konrad Adenauer”, për të parandaluar ikjen e njerëzve të zgjuar nga Maqedonia duhet të ketë sistem politik i cili do të funksionojë dhe institucione të cilat funksionojnë.
Maqedonia dhe Gjermania kanë një bashkëpunim bilateral 25-vjeçar. Forumi i sotëm i biznesit i kushtohet bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve në sferën e politikës dhe ekonomisë. Qëllimi është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe politike dhe rritja e mundësive për bashkëpunim biznesi. (MIA)