Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov sot do ta inspektojnë ndërtimin e autostradës Shtip-Radovish.
Bëhet fjalë për fazën e parë nga projekti që përfshin 23 kilometra, ndërsa investimi është 27 milionë euro.
Sipas Ministrisë së Transportit, në vijim është evoluimi i ofertave për fazën e dytë të ndërtimit, me vlerë prej 20 milionë eurosh, e cila ka të bëjë me rrugët Tre çezmat – Shtip dhe Buçim-Radovish, e gjatë gjithsej 13 kilometra. (MIA)