Mbi 40 stacione për mbushje të automjeteve elektrike do të vendosen në lokacione qendrore publike nëpër shtet.
Stacionet për mbushje të elektro-automobilave i vendosë EVN Maqedoni e cila sot do ta promovojë projektin “Elektro-mobilitet me EVN”.
Me rrjetin e zhvilluar të këtillë të mbushësve pritet që pronarët e automjeteve elektrike nga vendi dhe jashtë tij të mund të udhëtojnë në cilindo drejtim në dhe jashtë kufijve të Maqedonisë. (MIA)