Këmbëngulim që t’i bindim edhe deputetët, por edhe vetë Panos Kamenos se kjo marrëveshje duhet që të votohet edhe prej tij edhe prej deputetëve të Grekëve të Pavarur, sepse është në dobi të interesave të popujve, thotë ministri i Politikës Digjitale të Greqisë, Nikos Papas, në intervistën për televizionin grek ERT.
Në rastin që të parashtrohet iniciativë e re për votimin e mosbesimit të qeverisë greke, për shkak të Marrëveshjes nga Prespa, Papas tha se asnjëherë nuk mund të mblidhen 151 deputetë që qeveria të rrëzohet.
“Kemi dy fakte: ekziston shumicë politike që të ratifikohet Marrëveshja e Prespës dhe e dyta nuk ekziston asnjë mundësi që kjo qeveri të rrëzohet, do ta përdorim mandatin katërvjeçar, ndërsa zgjedhje do të ketë në shtator të vitit 2019”, sqaron ministri grek.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me ngjarjet në Maqedoni, Nikos Papas e konfirmoi qëndrimin e Koxias se në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, referendumi nuk është i domosdoshëm.
“U ula dhe i shqyrtova rezultatet e zgjedhjeve të fundit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në atë parlamentare dhe presidenciale. Në këto zgjedhje votojnë nga 1. 100.000 deri në 1. 200.000 njerëz. “PRO” në fazën konkrete, me bojkotimin e disa partive shqiptare, por edhe me opozitën më të madhe, “PO” mori mbi 600,000 vota. Ky numër është shumë më i madh se ajo që mori partia e Zaevit në zgjedhjet në të cilat ishte zgjedhur, me rreth 500,000 vota, tha Papas në intervistën për ERT, dhe vlerësimi i tij është se në qoftë se mbahen zgjedhje të parakohshme në vendin tonë, qeveria aktuale do të forcohet.