Turqia do të vazhdojë të përkrahë prosperitetin dhe sigurinë e Maqedonisë mike dhe anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.
“Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga pavarësia e saj. Ashtu si edhe deri tani do të vazhdojmë që ta përkrahim Maqedoninë mike, prosperitetin dhe sigurinë e saj, si dhe anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, citohet në reagimin e Ankarasë zyrtare pas referendumit të së dielës në Maqedoni. (MIA)