Lidhja Demokratike konsideron se para interesave partiake dhe atyre personale duhet të vihen interesat strategjike, kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, si dhe interesat më të gjera të qytetarëve.
“Në këtë drejtim konsiderojmë se është e rëndësishme, që së bashku me opozitën (VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera) të implementohen detyrat që dalin nga marrëveshja me Greqinë, me qëllim që të sigurohet stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik të vendit”, citohet në njoftimin e LD-së.
Përkrahja e madhe ndërkombëtare që ka Maqedonia nuk do të jetë pa limit dhe prandaj, sipas kësaj partie, vetëm vendime të matura dhe të mençura mund ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike dhe kriza e sigurisë që ngadalë po futemi.
“Bojkotimi i referendumit dhe bllokimi në Parlament për ndryshimet kushtetuese do të kenë dëm të pariparueshëm për të ardhmen e Maqedonisë”, citohet në njoftimin e DS-së.
Kjo parti bën thirrje në ndërtimin e unitetit kombëtar dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët për të ardhmen e vendit. (MIA)