Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han, në deklaratën e përbashkët, porositën se shumicë e madhe e qytetarëve e mbështetën marrëveshjen me Greqinë.
“Në mënyrë të qetë dhe demokratike shumicë e madhe prej atyre të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës thanë “po” për Marrëveshjen e Prespës për emrin dhe për rrugën evropiane. Parlamenti tani është thirrur të vazhdojë me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, shkruan në deklaratën e Mogerinit dhe Han.
Ky është rast historik, thonë ata, jo vetëm për stabilitet në rajon por edhe për progresin e vendosur në rrugën drejt BE-së.
“Të gjithë aktorët politik dhe institucional tani duhet të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë ta mbështesë vendin dhe qytetarët e saj”, porositën Mogerini dhe Han. (MIA)