Raport i Civilit nga vëzhgimi në referendumin deri ora 12.
Në pres konferencën e Civilit u prezantuan një pjesë nga raportet e përpunuara nga terreni deri më ora 12. Rritet numri i rasteve në të cilat vëzhguesit kanë sjellje jokorrekte dhe në kundërshtim me Kodin për vëzhgim, si dhe numri i votuesve që nuk mund të gjenden në Listën e Votuesve. Numri i rasteve për gabime në procedurën dhe veprimeve joligjore në vendvotimet është më i lartë.
Në vendvotimin 2634 në Sh.F. Llazo Trpovski në komunën Karposh, disa qytetarëve nuk u është lejuar të votojnë sepse nuk kanë funksionuar UV llambat. Edhe pse votuesit kanë insistuar të votojnë, nuk u është mundësuar. Pas fjalosjes së shkurtë, qytetarët e mllefosur janë larguar nga vendvotimi, pa e realizuar të drejtën e tyre votuese.
Është e papranueshme, për shkak të gabimit të administratës zgjedhore, t’u pamundësohet e drejta e votimit qytetareve dhe qytetarëve. U bëjmë thirrje qytetarëve të insistojnë në realizimin e tyre për votim. Administrata Zgjedhore e ka për obligim të sigurojë kushte për votim!
Në Gazi Babë, në Sh.F. “25 Maji” kanë munguar qytetarë në listën zgjedhore edhe pse në zgjedhjet e kaluara kanë votuar në atë vendvotim. Një votues është paraqitur me dy letërnjoftime dhe ka tentuar të votojë dy herë dhe pastaj këshilli zgjedhor e ka larguar.
Vëzhguesi nga Çairi, në Vendvotimin 2940 në Sh. F. “Rajko Zhinzifov”, ka paraqitur se një person nuk gjendet në Listën e Votuesve.
Në Sh.F. “Krum Toshev” në Trubarevë, Gazi Babë në Vendvotimin 2532, një votues nuk gjendet në Listën Votuese, ndërsa në Listën nuk gjendet as kryetarja e Këshillit Zgjedhor dhe ajo nuk mundet të votojë.
Një votues në Vendvotimin 2554/1 në Shkollën e mesme “Koço Racin” në Gjorçe Petrov ka lajmlruar se në Listën e Votuesve ka një person të vdekur.
Një qytetare më e moshuar e cila lëviz me ndihmë ortopedike, duhej të ec në këmbë edhe njëqind e ca metra që të afrohet te vendvotimi në Sh.F. Johan Hajnrih Pestaloci në komunën Qendër në Shkup.
Administrata zgjedhor është e obliguar të sigurojë qasje deri te vendvotimet.
Para vendvotimit 1580 në Radovish, në gjimnazin “Kosta Susinov”, vëzhguesi i Civilit ka vërejtur dy persona pa legjitimacione dhe shenja, të cilët i kanë regjistruar votuesit.
Një anëtare e KZ në Vendvotimin 2762 në komunën Kisella Vodë ka lexuar emrin e një qytetares me zë ë lartë. Kur qytetarja është ankuar, anëtarja e KZ i ka bërtitur dhe ka kërkuar nga vëzhguesja të lajmërohet në KSHZ dhe të pyet nëse është e lejuar t’i emërojë votuesit. Nga KSHZ janë përgjigjur se nuk është e lejuar.
Shkelja e procedurës gjatë votimit mund të kontribuojë ndaj lëndimit të së drejtës votuese. Një votues në vendvotimin 2255/1 në Shtip, gishti tregues i të cilit ka qenë i spërkatur, ndërsa më vonë është kuptuar se nuk gjendet në listën e votuesve. Tani ai nuk mundet të votojë në tjetër vendvotim, pavarësisht nëse do të gjendet në Listën e Votuese, thuhet në raportin e vëzhguesit. U rekomandojmë votuesve për çdo parregullsi të drejtohen në KKZ, nëse nuk u ndihmojnë nga KZ.
E njëjta i ka ndodhur një qytetareje në shkollën “Bratstvo”, në Taftalixhe 2, në vendvotimin 2614. E kanë spërkatur me sprej para se ta gjejnë në Listën e Votuesve, pastaj kanë vërejtur sse nuk figuron në Lsitën e Votuesve, dhe e kanë dërguar në tjetër vendvotim.
Një vëzhgues nga një organizatë në Vendvotimin 635 në komunën Demir Hisar, qëndron para vendvotimit me listë dhe i regjistron votuesit. I i takon votuesit dhe i pyet nëse dhe si kanë votuar. Në vendin është prezent edhe një polic që nuk reagon për këtë sjellje. Civili e ka emrin dhe mbiemrin e vëzhguesit.
Situatë e ngjashme është edhe në gjimnazin “Kosta Susinov” në komunën Radovish, ku para vendvotimit 1580 qëndrojnë dy persona pa shënime ose akreditacione dhe i regjistrojnë votuesit.
Kanali Youtube Kroat Logiçno transmeton drejtpërdrejtë nga vendvotimi në Strumicë, me koment që paraqet propagandë dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Kjo është kundërligjore dhe është punë e policisë.
Në vendvotimin 2843 në komunën Qendët, një vëzhgues i një organizate të caktuar ka komentuar zëshëm për daljen e lartë në një komunë të caktuar me fjalët:” Atje të gjithë janë “komunjarë!””
Për këtë arsye, Civili edhe një herë apelon deri te të gjithë vëzhguesit të jenë shembull për sjellje korrekte dhe ligjore!