Mediat në Komunën e Kumanovës dolën me reagim ndaj Komisionit zgjedhor komunal e cila, siç lajmërojnë ua kanë penguar punën. Siç lajmërojnë mediat lokale nuk u kanë lejuar të hyjnë në vendet e votimit të incizojnë dhe të fotografojnë, që deri tani nuk ka qenë rast në të gjithë zgjedhjet e deritanishme.
Nga këshillat zgjedhor u kanë kërkuar akreditime nga KSHZ, të cilët ata me kohë I kanë kërkuar, por nga atje u kanë thënë se akreditime u jepen vetëm gazetarëve të huaj.
Kryetari i KKZ Kumanovë ka vërtetuar se Këshillat zgjedhor janë në të drejtë dhe nuk kanë leje as në hapësirat e tyre të incizojnë ose fotografojnë.
Nga KSHZ kanë deklaruar se nuk ka pasë nga ana e tyre asnjëfarë instruksione nga KKZ Kumanovë të mos u lejojnë mediave ta kryejnë punën e tyre dhe se lirshëm mund të hyjnë me pres legjitimacionet. Por, me siguri për shkak të komunikimit të dobët, gazetarët ende kanë problem të hyjnë në vendet e votimit.
Megjithatë, ekipet gazetareske nga televizionet kombëtare nuk kanë pasë kurrfarë problem të hyjnë në vendet e votimit dhe të lajmërojnë për procesin e referendumit.
CM