Raport i Civilit nga vëzhgimi i referendumit deri ora 14.
Edhe në konferencën e tretë për shtyp të Civilit u prezantuan disa nga raportet e përpunuara nga terreni deri ora 14. Edhe më tutje janë të shumta rastet e sjelljes jokorrekte të disa vëzhguesve dhe të votuesve që nuk mund të gjinden në Listën e Votuesve. Përveç gabimeve në procedurë, ka edhe paraqitje të regjistrimit të qytetarëve nëpër lista nga persona të paidentifikuar.
Në Vendvotimin 1644, komuna Resnje, një vëzhgues i vendit ka evidentuar votues dhe nuk është prezantuar se nga cila organizatë vjen.
Në Vendvotimin 997 në Kumanovë, një qytetare pensioniste e cila për 25 vite jeton në adresën e njëjtë, tani nuk është në Listën e Votuesve.
Po në atë vendvotim, Këshilli Votues i lexon emrat e qytetarëve me zë. I përkujtojmë se kjo është kundër standardeve dhe ligjit. Në këtë mënyrë lëndohet privatësia e votimit.
Në shkollën e mesme “Sllavço Stojmenski” në Shtip në Vendvotimin 2292, një qytetare me shikim të dëmtuar ka dashur të votojë me shoqërim, me të birin e saj. Nuk i është lejuar të votojë me anëtar të familjes dhe është ftuar qytetari i ardhshëm. Nuk i është ofruar as Alfabeti Braille, edhe pse kjo e drejtë është e siguruar qysh në zgjedhjet e kaluara lokale.
Në shtëpinë zjarrfikëse në fshatin Creshevë, Vndvotimi 2548, në komunën Gazi Babë, tre persona në lista kanë regjistruar votues para vendvotimeve.
Në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë, në vendvotimin 1949, persona në korridorin e shkollës kanë regjistruar votues nëpër lista.
Në Listën e Votuesve në këtë Vendvotim ka figuruar edhe një person i vdekur.
Në shkollën teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë në vendvotimin 1065, një votues nuk figuron në LV, edhe pse pretendon se në kontrollin elektronik ka fguruar në LV. Nga KZ e kanë dërguar votuesin në polici, e nga policia, në KKZ.
Në Sh.F. “Dedo Iljo Maleshevski” në Berovë, një qytetare nuk figuron në listën e votuesve.
Në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë pesë persona mungojnë në LV.
Në Shtip, në vendin “Tre çesmet” zëvendës-anëtari i KZ ka komentuar se pyetja për referendumin nuk ka lidhje me emrin, ndërsa me anëtarin tjetër kanë komentuar cili qytetar ka shanse të del dhe të votojë e cili jo. Kanë komentuar dhe se kjo është shpenzim i kotë i parave të qytetarëve.
Vendvotimet 2284 dhe 2289 janë në një ambient, sepse Vendvotimi 2289 është shpërngulur nga fshati Sushevë. Të gjithë anëtarët e bordeve zgjedhore nga dy vendvotimet, janë prezentë në një ambient.
Në vendvotimet “Vanço Prke” në Shtip, në vendvotimin 2295, ka pasur ndërprerje të votimit për arsye se vëzhguesja është prezantuar se është nga LSDM, edhe pse në akreditimin ka shkruar vëzhgues. Pasi që anëtarët e KKZ kanë ardhur në vendvotimin, vëzhguesja është larguar dhe votimi ka vazhduar.
Në vendvotimin 2300 në Shtip, vëzhgueses së Civilit një votues i ka paraqitur se ka votuar pa e skenuar me UV llambën.
Në Sh. F. “Vasill Gllavinov” në Çair, më tepër votues nuk figurojnë në Listën e Votuesve.
Një votues ka tentuar të fotografohet para Sh.f. “Vllado Tasevski” në Shkup, dhe i kanë tërhequr vërejtje policët me fjalët: “Mos keni gajle zotëri, çdo gjë është e evidentuar”.
Në Sh.F. “Llazo Angellovski” në Aerodrom në vendvotimin 2708 ka ndodhur incident para ose në oborrin e shkollës. Një djalë i ri në moshë rreth 20 vite ka hedhur kanaqe dhe ka përdorur fjalë fyese, pas çka është marrë nga policia.
Në Vendvotimin 2176 në Entin për Punësim në Veles, një vëzhgues i Shoqatës për politika qytetare dhe iniciativa EDULSJ ka ardhur në gjendje të alkoolizuar në Vendvotim dhe u ka penguar votuesve, vëzhguesve dhe KZ.