Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për rastin e vdekjes së të voglës Tamara Dimovska, e cila në vitin 2015 ndërroi jetë duke pritur operacion të shtyllës kurrizore jashtë vendit. Në lëndën e PP janë të akuzuar gjithsej 12 persona për punë jokoshiente në shërbim.
Komisioni mjekësor i shkallës së parë për vendosjen e së drejtës së mjekimit jashtë vendit, theksohet në aktin e prokurorisë, e ka marrë mendimin e parë negativ për mjekimin e Tamara Dimovskës.
Komisioni, në kundërshtim me Konziliumin profesionist të Klinikës universitare TOARILL, pas skadimit të afatit të parashikuar me ligj ka sjellë mendim se nuk janë ezauruar mundësitë për mjekim të pacientit në Maqedoni. (MIA)